Persona të papërgjegjshëm hedhin mbeturina në rrugën Gjonaj-Romajë

Kosova

Persona të papërgjegjshëm hedhin mbeturina në rrugën Gjonaj-Romajë

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Rruga nga Gjonaj për në fshatrat e tjera të Hasit është kthyer në deponi mbeturinash. Banorët thonë se këtë gjendje e shkaktojnë kompanitë e ndërtimit dhe bizneset, ndërsa nga inspektorati thonë se janë shqiptuar tetë gjoba mandatore.

Banorët e zonës së Hasit ankohen për hedhjen e mbeturinave anash rrugës Gjonaj-Romajë.

Kryetarja e bashkësisë lokale, Marte Prekpalaj, thotë se situatën e bën më të rëndë edhe hedhja e eshtrave të bagëtive nga mishtoret.

"Problem kyç është edhe hedhja e eshtrave, eshtrat janë të dyqaneve apo kasapëve që shesin mish, pothuajse çdo ditë sjellin e janë shumë të rrezikshme, sidomos në stinën e verës, këtu ka edhe bagëti, ka qenë endacak që mund të përhapin edhe sëmundje", tha për RTK, Marte Prekpalaj, kryetare e Bashksisë Lokale

Sipas Muhamet Bajramit nga drejtoria e shërbimeve publike, ‘Ekoregjioni’ kryen çdo ditë shërbimin në të gjitha fshatrat, por mbeturinat e vëllimshme largohen vetëm 2 herë në vjet.

"Me kontratë e kemi shërbimin dy herë në vit grumbullimin e këtyre mbetjeve të vëllimshme, por në qoftëse një qytetarë ka nevojë për ti largu ato prej shtëpisë mund me thirr ‘Ekoregjionin’ por natyrisht duhet të paguajë", tha Muhamet Bajrami nga Drejtoria e shërbimeve publike.

Drejtori i inspektoratit, Islam Ukimeri, tha se "Këtë vit janë shqiptuar disa gjoba mandatore dhe me rregulloren e re, gjobat kapin shumën deri në 3 mijë euro, nëse qytetarët apo bizneset zihen duke ndotur ambientin në këtë mënyrë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat