Punimet në linjën e 10-të hekurudhore po vazhdojnë. Megjithatë përfundimin e tyre e shohin të vonuar Kompania e Hekurudhave të Kosovës – Trainkos. Humbjet sipas tyre janë milionëshe.
Në Han të Elezit, italianë, turq e shqiptarë po punojnë së bashku në rregullimin e shinave hekurudhore.
Zëvendësimi i traversave të drurit me ato të betonit po bëhet pjesë-pjesë.
E në tunelin e shtatë, po bëhet arnimi.
Në fazë më të avancuar është tuneli tjetër i vend-punishtes.
E gjatë kësaj jave një vizitë tek tunelet e bënë kabineti i Kryeministrisë dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Ata u njoftuan për progresit e arritura në projektet zhvillimore, me theks të veçantë në linjën e 10-të hekurudhore.
Megjithatë kryerjen e punimeve e shohin të vonuar Trainkos.
E dëmet e shkaktuara për këtë kompani janë milionëshe.
Sipas një dokumenti të publikuar nga Infrakos, realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të Linjës së 10-të Hekurudhore pritet të kryhet në vitin 2024/2025.