Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për përfundimin e projektit në fshatin Llukë të Ulët të Deçanit.
Në një postim në Facebook, ai shprehu përkushtimin për përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke njoftuar për asfaltimin e rrugëve të këtij fshati.
“Infrastruktura rrugore e munguar për këtë fshat, me këtë projekt është përmbyllur, për t’i dhënë banorëve lehtësinë e qarkullimit e mundësinë për zhvillimin e fshatit. Përgëzime për të gjithë banorët”, ka shkruar kryetari Ramosaj në postimin e tij.
Ky projekt është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të komunës për përmirësimin e infrastrukturës dhe për t’u mundësuar banorëve qarkullim më të lehtë dhe kushte më të mira për zhvillimin e zonës.