Tri thika dhe dy boksa hekuri janë gjetur dhe konfiskuar nga Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Jugut gjatë një kontrolli të kryer në katër shkolla të mesme të larta në Mitrovicë të Jugut, më datat 4 dhe 5 nëntor 2024.
“Me qëllim të parandalimit të bartjes dhe posedimit të mjeteve të rrezikshme dhe të kundërligjshme, janë zbatuar masa sigurie përmes një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç’rast janë kontrolluar nxënësit e katër shkollave të mesme.
Gjatë kontrollit të ditës së sotme, ka qenë i pranishëm edhe një prokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka mbikëqyrur procesin.”
Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shkollore për të parandaluar veprat penale, posedimin e mjeteve të kundërligjshme dhe për të ofruar një mjedis të sigurt në shkolla.