Mendimi për motin – 5.11.2024
Ditën e mërkurë do të mbretëroj mot kryesisht me diell, herë herë kalojnë vransira shtresore të larta. Orëve të mëngjesit sërish priten ngrica, me minimale që zbresin në -1C e 2C.
Temperaturat maksimale gjatë ditës shkojnë në 14C e 15C. Dominojnë qetësitë, e gjatë ditës frynë erë e lehtë verilindore 2-4m/s.
Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbajë deri nga dita e shtunë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave shfaqen kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës. Temperaturat shënojnë rritje deri në 15C e 16C.
Në fundjavë më pas temepraturat zbresin në 12C e 10C, e ditën e diel do të ketë shtim të vransirave. Aty këtu priten kushte për të reshura shiu, e në vise malore bore. Minimalet zbresin në -2C e 2C.