Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi, së bashku me kryetari i Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi gjatë ditës së sotme ka vizituar nga afër punimet e projekteve në Mazgit dhe Hamidi, ku po bëhet asfaltimin dhe rikontruktimin e rrugëve.
Krasniqi, po ashtu ka njoftuar se në lagjet “Daut Hashani” dhe “Vëllezërit Gërvalla”, është ndërtuar trotuarin e ri dhe infrastrukturën përcjellëse.
Gjatë vizitës, Krasniqi ka dëgjuar edhe kërkesat e banorëve në Plemetin dhe në lagjen “Daut Hashani”.
“Gjatë kësaj vizite kam dëgjuar me vëmendje kërkesat e banorëve në Plemetin dhe në lagjen ‘Daut Hashani’, mbështetja për këta banorët dhe investimi në këtë zonë nuk do të ndalet”, ka thënë Krasniqi.