Gjatë ditës së sotme, Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur konsultim publik me qytetarë për të diskutuar për dy projektet që kanë rrjedhur si pjesë e procesit të zbatimit të Agjendës së Kontratës Sociale për Vushtrrinë.
“Konsultimi publik është mbajtur rreth dy projekteve që janë përzgjedhur nga qytetarët për t’u implementuar nga Komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
Këto projekte janë: shfrytëzimi i paautorizuar i oborrit të shkollës fillore të mesme të ultë “Andon Zako Çajupi” dhe aftësimi profesional i grave nga zonat rurale dhe komunitetet jo shumicë.
Për të dy projektet, fillimisht zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtoria për Arsim, Drejtoria për Administratë dhe Zyra për Barazi Gjinore, kanë prezantuar projektet, e më pas qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre rreth tyre.