Në Muzeqinë të Shtimes është përuruar çerdhja e parë

Kosova

Në Muzeqinë të Shtimes është përuruar çerdhja e parë

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Në Muzeqinë të Shtimes është përuruar çerdhja e parë në këtë komunë. Për këtë çerdhe janë investuar mbi 70 mijë euro, me kapacitet prej 40 fëmijëve ku deri më tani janë regjistruar 30 fëmijë.

Në prerjen e shiritit morën pjesë kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

 Aliu, tha se për herë të parë në këto treva po hapet një çerdhe që do të jetë shtëpia e edukimit të fëmijëve.

"Kjo çerdhe bashkohore që po ua dedikojmë sot fëmijëve të fshatit Muzeqinë por edhe fshtatërave përreth, është një nga çerdhet më moderne që jemi duke i ndërtu në Komunë e Shtimes", ka shtuar Aliu.

Në pyetjen e gazetarëve se a ka ndarë buxhet Ministria e Arsimit vetëm për Komunat ku udhëheq Lëvizja Vetëvendosje, ministrja Nagavci tha se është ndarë buxheti i mjaftueshëm për t'i plotësuar të gjitha kërkesat dhe se asnjë kërkesë nga komunat nuk ka mbetur pa u plotësuar.

"Nuk ka asnjë komunë zero buxhet për çerdhe, ka buxhet të mjaftueshëm të planifikuar për ndërtimin e të gjitha çerdheve. Asnjë kërkesë nga komunat nuk ka mbet pa u plotësuar. Në kode, kemi kode të veçantë për investime të përgjithshme edhe nëse nuk janë me emra specifike të Komunave, është në Kodin për investime kapitale", ka thënë Ngavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat