Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.