KEK: Kapacitetet e prodhimit të energjisë janë të gatshme për sezonin dimëror

Kosova

KEK: Kapacitetet e prodhimit të energjisë janë të gatshme për sezonin dimëror

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 16:09
KEK

KEK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke operuar me katër njësi dhe se kanë përfunduar me sukses riparimet e nevojshme për njësitë prodhuese të cilat ishin planifikuar për vitin 2024.

Siç njofton KEK, këto aktivitete kanë përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin operimeve për të gjitha njësitë, duke siguruar që kapacitetet për prodhim të energjisë të jenë të gatshme për sezonin e dimrit.

 “Këto aktivitete kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operimeve në të gjitha njësitë prodhuese të KEK-ut, duke siguruar që kapacitetet e prodhimit të energjisë të jenë të gatshme për sezonin dimëror”, thekson komunikata.

Njoftimi:

Njoftim:

Korporata Energjetike e Kosovës në operim me katër njësi

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se aktualisht janë në operim dy njësi të TC Kosova A dhe dy njësi të TC Kosova B. Po ashtu, KEK ka përfunduar me sukses revizionet dhe riparimet e nevojshme për njësitë prodhuese të planifikuara për vitin 2024. Këto aktivitete kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operimeve në të gjitha njësitë prodhuese të KEK-ut, duke siguruar që kapacitetet e prodhimit të energjisë të jenë të gatshme për sezonin dimëror.

Korporata gjithashtu thekson se, që nga viti 2013, pas shthurjes së sistemit të distribucionit dhe rrjetit, përgjegjësitë e saj janë përqendruar në eksploatimin e thëngjillit dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe termike. Kjo energji termike përdoret për ngrohjen e kryeqytetit përmes sistemit të Termokos-it.

Për sa i përket operimit, KEK zakonisht operon me dy njësi të TC Kosova A dhe dy njësi të TC Kosova B, duke siguruar një kapacitet konstant të prodhimit të energjisë elektrike prej rreth 750 MW/h.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, në raste të ngritjes së konsumit, kjo mbetet përgjegjësi ekskluzive e kompanisë që merret me këtë sektor, sipas licencës përkatëse. Andaj, për çdo kërkesë lidhur me furnizimin dhe ndihmën ndaj konsumatorëve, KEK i sugjeron të gjitha palët të drejtohen te institucionet përgjegjëse për këtë fushë veprimtarie.

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

Korporata Energjetike e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat