Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tanishme e ka shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike, që sipas tij ajo po degradohej.
Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti thotë se sot ka më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj sesa ka pasur ndonjëherë, e Lojërat Mesdhetare 2030 do ta gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.
“E kemi shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike që po degradohej. Sot kemi më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj se që kemi pasur ndonjëherë.
E Lojërat Mesdhetare 2030 do të na gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, ka shkruar i pari i qeverisë.