Moti sot: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5 deri në 13 gradë Celsius

Kosova

Moti sot: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5 deri në 13 gradë Celsius

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 06:54
Foto ilustrim

Gjatë ditës së nesërme, në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat