Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se ka vdekur Mujë Hundozi, bashkëpunëtor i komunës që ai drejton.
Latifi tha se Hundozi për vite me radhë ka kontribuuar me përkushtim dhe me profesionalizëm në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa si Menaxher i Tatimit mbi Pronë.
“Ai ishte një njeri i përkushtuar, i cili la një trashëgimi vlerash dhe respekti te të gjithë ne.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! U prehsh në qetësi, baca Mujë Hundozi”, shkroi Smajl Latifi.