Nga 800 mamografi për një muaj, Tetori Rozë zbuloi 10 raste me kancer të gjirit në Kryeqytet

Kosova

Nga 800 mamografi për një muaj, Tetori Rozë zbuloi 10 raste me kancer të gjirit në Kryeqytet

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Efekti i Tetorit Rozë solli rezultate të dukshme: 800 mamografi u realizuan këtë muaj, krahas shtatorit që ishin 170 sosh, në kujdesin parësor të Prishtinës.

Për më tepër, nga ky ekzaminim u identifikuan edhe disa raste të dyshimta me kancer të gjirit.

Mamografinë mund ta bëjë çdo grua mbi moshën 40 deri në 69 vjeç, ndërsa nën moshën 40, rekomandohet ultrazëri i gjirit.

Megjithëkëtë, nuk mjafton që vetëm në një muaj të vitit vajzat dhe gratë të kujdesen më shumë për gjirin. Që kjo tempo të vazhdojë sado pak, Drejtoria e Shëndetësisë në Kryeqytet nuk do të ndalet me aktivitete dhe kampanjat vetëdijesuese.

Gjatë gjithë vitit në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare, mamografia është falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat