Parku i qytetit në Kaçanik është duke u ridizanjnuar. Por, këtë po e sheh problem opozita dhe qytetarët. Ata mendojnë që punimet e shpeshta në atë vend nuk janë të nevojshme dhe se të njëjtat po bëhen në kohë zgjedhjesh. Ndërsa komuna thotë që hapësira e hyrjes së qytetit duhet të ketë pamje atraktive.
Në parkun që mbanë emrin e heroit Agim Bajrami në Kaçanik kanë nisur sërish punimet.
E këto investime iu kanë rënë në sy edhe qytetarëve të këtij vendi.
Madje njëri prej tyre mendon që kjo po ndodh çdo herë afër zgjedhjeve.
“Unë dua të them që të kishte qenë çdo gjashtë muaj votimet, punohet diçka. Prishet ndërtohet e kurgjo hiq”, tha qytetari Xheli Vishi.
“Këto punime janë kogja moti por nuk është duke u drejtë asgjë vetëm po folët por nuk po ndreqet”, tha qytetari Abdullah Kogja.
Por nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Kaçanik kanë një arsyetim.
Sipas drejtorit, Ramadush Osmani hapësira e hyrjes së qytetit duhet të ketë pamje atraktive.
“Projekti kapital i ridizajnimi i Parkut të Qytetit përballë Kalasë së Qytetit është projekt i cili me bashkëfinancim nga Grandi i Përformancës Komunale. Pra jemi përfitues të grandit dhe në kuadër të kësaj shume janë pesë projekte në mesin e tyre është edhe ridizajnimi i parkut. Projekti është diku 139 mijë euro”, tha drejtori i Shërbimeve Publike në Kaçanik, Ramadush Osmani.
E nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se kjo është hera e tretë që ndërtohet ky park.
“Parku në Komunën e Kaçanikut që nga viti 2009 deri më tani është hera e tretë që ndërtohet edhe prishet prap e njëjta. Kjo është mungesë e vizionit të ekzekutivit komunal pa një plan afatgjatë) 00:40 – 00:46 (Që nga viti 2009 deri më tani është afër gjysmë milioni që janë investuar në një park me kaq pak metra katrorë”, tha asamblisti nga radhët e VV-së, Agim Mani.
Sipas Manit pushteti komunal për qëllime të veta po keqpërdorë paratë e qytetarëve.