Mbahen gara në lëndën e matematikës në Vushtrri, marrin pjesë 133 nxënës

Kosova

Mbahen gara në lëndën e matematikës në Vushtrri, marrin pjesë 133 nxënës

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 21:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në Gjimnazin “Eqrem Qabej” në Vushtrri janë mbajtur gara në lëndën e matematikës ku kanë marrë pjesë 133 nxënës.

Këto gara janë organizuar nga Shoqata Matematike e Kosovës në bashkëpunim me DKA-në në Vushtrri, shkruan Telegrafi.

Në këtë Olimpiadë Matematike të Kosovës (XVII) morën pjesë nxënësit e klasave të VII-ta, VIII-ta, IX-ta, X-ta, XI-ta dhe XII-ta, gjithsej 133 nxënës”, thuhet në njoftim.

Nxënësit fitues nga kjo garë do të marrin pjesë në Olimpiadën XVII Matematike të Kosovës – OMK 2025, e cila do të mbahet më 16 nëntor 2024 në Prishtinë.

Nxënësit që morën pjesë në këto gara

DKA në Vushtrri falënderon për angazhimin gjithë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, koordinatorin e garave në nivel komunal prof.Refik Maloku bashkë me komisionin: Prof.Jeton Gjaka, Fitim Merovci dhe administruesit: drejtorin e Gjimnazit Galip Avdiu, prof.Naip Azemi dhe zyrtaren e DKA-së, Sadete Gërgurin”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat