Komuna e Vushtrrisë vlerësohet 100 për qind transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP

Kosova

Komuna e Vushtrrisë vlerësohet 100 për qind transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 22:25
Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë është vlerësuar 100 për qind transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP, në raportin vjetor “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Idrizi ka thënë se janë zotuar për qeverisje transparente dhe sipas tij, këtë po e konfirmon çdo institucion e organizatë që po e monitoron punën e tyre.

“Në vitin 2021 e kemi gjetur Komunë e Vushtrrisë në vend të 17 e me 62 pikë, për ta ngritur në vitin 2022 në vend të 9 me 93.5 pikë, ndërsa tani e kemi bërë komunë kampion me 100 pikë në transparencë buxhetore”, ka thënë Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat