Kandidati për kryeminstër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova viteve të fundit ka pasur një stagnim, ndërsa ka vënë në pah sloganin e kësaj partie se tashmë me PDK-në “Kosova mundet më mirë”.
“Jam i sigurt që Kosova mundet më mirë dhe për me u bo Kosova më mirë kërkon edhe dije edhe eksperiencë, ekip të mirë rreth vetit dhe njerëz të gatshëm që të bëjnë zbatimin e programit dhe të ketë rezultate konkrete”, ka thënë Hamza nga Shtugarti i Gjermanisë.
Për më tepër, Hamza ka theksuar se duhet shumë më shumë punë që të ndërrojë gjendja në të gjitha sferat në vend.
“Jo shumë llafe, por shumë më shumë punë dhe përmes punës të ndërrojë gjendja në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe mbi të gjitha të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza.