“Mbeturina mbrapa Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë” – Komuna e bën pastrimin e asaj zone

Kosova

“Mbeturina mbrapa Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë” – Komuna e bën pastrimin e asaj zone

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 11:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Përmes platformës ndreqe.com, një qytetar ka shprehur një ankesë për disa mbeturina mbrapa Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë.

Ai kësaj ankese i ka bashkangjitur edhe fotografi, në  të cilat shihen mbeturinat e mbledhura në atë zonë.

Mirëpo, pas kësaj ankese, Komuna e Kamenicës ka reaguar me pastrim.

Udhëheqësja e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunë të Kamenicës, Florentina Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se kompania kontraktuese e ka bërë pastrimin.

Ndër të tjera, Kryeziu ka theksuar se kjo depone ilegale e ka shëmtuar atë pjesë.

Në këtë pjesë të qytetit është bërë pastrimi i kësaj deponie të vogël ilegale, gjë që e ka shëmtuar këtë pjesë dhe nuk është e lejuar hudhja e mbeturinave të ndryshme në këtë pjesë. Kompania kontraktuese e ka bërë pastrimin dhe e kanë rregulluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbesim me shpresë që këto pjesë të bukura të qytetit të mos degradohen nga mbeturinat”, ka thënë Kryeziu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat