Haradinaj prezanton tre kandidatë për deputetë në Klinë

Kosova

Haradinaj prezanton tre kandidatë për deputetë në Klinë

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 19:17
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar përkrahësit e AAK-së në Klinë.

Para masës, Haradinaj shfrytëzoi mundësinë të prezantojë tre kandidatë për deputetë nga kjo anë.

“Listës sonë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, nga Klina i bashkohen Prof. Zenun Elezaj, Marqe Selmanaj dhe Dr. Haxhi Ibishi. Ekspertizën dhe përvojën e tij, si dhe qeverisjen model në komunë, Prof. Zenun Elezaj do ta bartë edhe në nivelin qendror si deputet i Kuvendit të Kosovës. Përvoja e pasur e si profesionistë të dëshmuar e Marqe Selmanaj dhe Dr. Haxhi Ibishi, padyshim se qytetarëve të Klinës i jep shans për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh Haradinaj.

Ai premtoi se me të kryeministër do të rritet vlera e koeficientit, do të rriten pafat dhe pensionet.

Ky është postimi i plotë i tij:

Entuziazëm i fitores për AAK në Klinë!

Sot në takim me banorë dhe struktura të AAK-së në Klinë, prezantuam kandidatët për deputetë nga kjo Komunë. Qytetarët e Klinës, me prezencën e tyre e dëshmuan mbështetjen për vizionin tonë për Kosovën të anëtarësuar direkt në NATO përmes Planit Aksional.

Listës sonë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, nga Klina i bashkohen Prof. Zenun Elezaj, Marqe Selmanaj dhe Dr. Haxhi Ibishi. Ekspertizën dhe përvojën e tij, si dhe qeverisjen model në komunë, Prof. Zenun Elezaj do ta bartë edhe në nivelin qendror si deputet i Kuvendit te Kosoves. Përvoja e pasur e si profesionistë të dëshmuar e Marqe Selmanaj dhe Dr. Haxhi Ibishi, padyshim se qytetarëve të Klinës i jep shans për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.

Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, vlera e koeficientit do të jetë 155 euro. Që në vitin e parë nuk do të ketë pagë minimale nën 500 euro dhe pagë mesatare nën 1000 euro. Pagat në vitet vijuese do të rriten 12-13% për çdo vit, dhe në fund të mandatit qeverisës më 2028, paga mesatare do të jetë rreth 1500 euro. Rritja e pensioneve të të gjitha kategorive në vitin 2025 do të jetë 50% në krahasim me shumat e paguara në vitin 2024, dhe pastaj do të ndjek kuoten e rritjes sipas modelit të rritjes së pagave.

Mbështetja për Aleancën dhe partnerët në koalicion është tregues i qartë i besimit që qytetarët kanë për Programin dhe synimin tonë për anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional. Ky është hapi strategjik që do të përmirësonte sistemet arsimore dhe shëndetësore, si dhe do të hapte perspektivë për zhvillim ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat