Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se për katër vjet të qeverisjes së Vetëvendosjes, nuk u investua asnjë cent në Trepçë si formë e investimeve kapitale.
Po ashtu ai thotë se asnjë cent nuk u investua as në KEK.
“Milionat për investime kapitale në Trepçë shkojnë në paga dhe mëditje. Kur në KEK bijnë blloqet, dita kushton 1.5 deri në 5 milionë euro energji.
Sot Kosova është kthy në importuese të energjisë”, ka thënë Shala.