Pamje nga odat që u kthyen në shtëpi-shkolla, Mehmetaj: Kushtet ishin të vështira, 30 dhoma u mbushën me nxënës

Kosova

Pamje nga odat që u kthyen në shtëpi-shkolla, Mehmetaj: Kushtet ishin të vështira, 30 dhoma u mbushën me nxënës

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 20:09
Adem Mehmetaj

“Shtëpitë Shkolla ’90 ” solli peripecitë e mësimit në fshatin Isniq të Deçanit, aty ku banorët kishin lëshuar odat e tyre për nxënësit dhe personelin arsimorë të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Adem Mehmetaj ishte njëri nga kordinatorët i cili tregoi se ata nuk kanë pasur probleme edhe pse policia serbe shumë shpesh kanë shkuar për kontrolle.

“Nuk kemi pasur asnjë problem edhe pse policia serbie nonstop janë ardh të shkolla janë ardhë në fshat mirëpo kemi shpëtuar qysh kemi shpëtuar pa probleme”, tha ai.

Ai tha që organizimi nuk ka qenë i lehtë dhe se drejtimet kanë qenë Gjimnazi Shkencorë-shoqërorë, teknik-makineri, pylltari e bujqësi.

Sipas tij drejtimet e kanë bërë të vetën dhe numri i nxënësve ka qenë shumë i madh, ku kanë qenë 30 dhoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat