Sulmi në Ferizaj, komunitetet pakicë dënojnë aktin

Kosova

Sulmi në Ferizaj, komunitetet pakicë dënojnë aktin

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Të hënën pasdite një rast tragjik tronditi Kosovën e jo vetëm Ferizajn.

Një burrë theri me thikë katër persona, dy prej tyre vajza të mitura, persona këta që i takojnë komuniteti pakicë.

Sipas seancës së parë dëgjimore të mbajtur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari F.I., ka kryer këtë akt për shkak të urrejtjes ndaj personave të komunitetit pakicë.

Lidhur me këtë rast, gazetarja Qliresa Hasani ka dhënë detaje të reja.

“Rasti i cili ndodhi të hënën pasdite e që tronditi të gjithë Kosovën, jo vetëm Ferizajn, ka nisur punën hetimore. Dita ditës presim që të gjitha motivet që e kanë shtyrë personin e dyshuar F.I., të kryejë këtë vepër”.

“Sipas seancës dëgjimore fillestare e cila është mbajtur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,. është kuptuar se ky person e ka kryer këtë vepër për shkak të urrejtjes së tij etnike, e ka bërë me qëllim, e ka bërë me vetëdije, sipas seancës dëgjimore”, tha Hasani për Ora Shtatë.

“Me këtë rast, personat e komuniteteve pakicë në Ferizaj, e kanë dënuar ashpër të gjithë këtë vepër, duke thënë se edhe personat që janë të komuniteteve pakicë, kanë të drejtë t’i gëzojnë të drejtat e tyre barabartë sikur shumica tjetër në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat