Reshje bore kanë filluar në qytetin e Prishtinës.
Kjo është bora e parë për sivjet.
Gjatë orëve të mëngjesit reshje bore ka pasur në zonat malore, duke krijuar një shtresë të bardhë.
Gjatë javës së kaluar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) kanë paralajmëruar se se stina e dimrit sivjet do të jetë me temperaturat më të ulëta si dhe do të ketë reshje më të dendur të borës në krahasim me dimrat e kaluar.