Shumë shqetësime e pakënaqësi nxiti në opinion doracaku për mësimdhënës “Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues” për klasat 1-5, 6-9, 10-12.
Si pasojë e këtyre reagimeve, drejtoritë komunale të arsimit kanë nisur të marrin vendim për ndalimin e përdorimit të tij.
Pas Lipjanit dhe Prishtinës, edhe Skenderaj mori vendim që doracaku të mos përdoret në shkollat e veta.
Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, “ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij”.