Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025 sipas fushëveprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues mbi Skemën e granteve bujqësore 2024-2027. (Hotel “Dukagjini” Pejë, ora 10:00 – 11:15)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Sindikatën e Pavarur të Administratës Publike dhe Federatën e Shëndetësisë mban konferencë për medie për moszbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagat në sektorin publik. (Instituti i Kosovës për Drejtësi, rruga “Ilaz Agushi” numër 146, Prishtinë, ora 10:00 – 11:10)
Komisioni për arsim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën e diskutimit mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për buxhet, punë dhe transfere voton raportet vjetore financiare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për 2023; Komisionit të Pavarur për Media 2023; Autoritetit Kosovar të Konkurrencës 2023; Radio Televizionit të Kosovës 2023, Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)
Komisioni për buxhet, punë dhe transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 15:00)