Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar vendimin për ndalimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në shkolla.
Përmes nënshkrimit të këtij vendimi, Haliti thotë se obligohen drejtorët e shkollave në nivel të arsimit fillor, të mesme, të ulët, dhe të lartë të mos trajtoj përmbajtje nga doracaku i përmendur deri në rishikimin e MASHT-it.
Sipas njoftimit të komunës, ky vendim është marrë pas shqyrtimit të detajuar të përmbajtës dhe si rrjedhojë është konsideruar se doracakët përmbajnë aktivitete dhe materiale të papërshtatshme për fëmijët dhe nxënësit.
“Kryetari Haliti mbrëmë ka njoftuar ky vendim vjen pas shqyrtimit të detajuar të përmbajtjes së këtyre materialeve dhe shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të komunës dhe nga prindërit. Sipas tij, doracakët përmbajnë aktivitete dhe materiale që janë konsideruar të papërshtatshme për fëmijët dhe nxënësit, dhe që mund të kenë ndikim negativ në zhvillimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, Haliti thekson se kjo masë është ndërmarrë për të mbrojtur interesat dhe mirëqenien e nxënësve, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat.
Ndryshe, vlen të theksohet se deri tani disa prej komunave të Kosovës kanë marrë vendim për mos aplikimin e këtyre doracakëve, derisa nga Ministria e Arsimit kanë theksuar se këto materiale nuk janë obligative dhe nuk janë tekste mësimore për nxënësit.