Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edukimin seksual

Kosova

Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edukimin seksual

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 12:48
Komuna e Istogut

Komuna e Istogut ka vendosur të mos përdorë doracakët “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në shkollat e saj.

Ky vendim u bë i ditur nga Drejtori i Arsimit në Istog, Naim Behlulaj.

“Pas rishikimit të doracakëve që i kemi bërë ne si DKA, kemi marrë vendim që në koordinim edhe me drejtorët e shkollave që doracaku të mos jetë funksional në Komunën e Istogut, nuk do të jetë para nxënësve të Komunës së Istogut”, tha Behlulaj.

Vendimi vjen pas shqetësimeve për përmbajtjen e doracakëve, të cilët janë kundërshtuar edhe në disa komuna të tjera, duke përfshirë Deçanin, Prishtinën, Vushtrrinë dhe Vitisë, ku janë cilësuar si të papërshtatshëm dhe të dëmshëm për brezat e rinj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat