Kryetari i Vitisë nënshkruan vendimin për mos zbatimin e doracakut për “Edukim Seksual”

Kosova

Kryetari i Vitisë nënshkruan vendimin për mos zbatimin e doracakut për “Edukim Seksual”

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 13:17
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar vendimin për mos zbatimin e doracakut për “Edukim Seksual”.

Përmes një postimi në Facebook, kjo komunë ka njoftuar se sipas këtij vendimi, obligohen drejtorët e shkollave në nivel të arsimit fillor, të mesme, të ulët, dhe të lartë të mos trajtoj përmbajtje nga doracaku i përmendur deri në rishikimin e MASHT-it.

“Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një vendim për mos zbatimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në shkollat e kësaj komune. Sipas këtij vendimi obligohen drejtorët e shkollave në nivel të arsimit fillor, të mesme, të ulët, dhe të lartë të mos trajtoj përmbajtje nga doracaku i përmendur deri në rishikimin e MASHT-it.

Përndryshe kryetari Haliti mbrëmë ka njoftuar ky vendim vjen pas shqyrtimit të detajuar të përmbajtjes së këtyre materialeve dhe shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të komunës dhe nga prindërit”.

“Sipas tij, doracakët përmbajnë aktivitete dhe materiale që janë konsideruar të papërshtatshme për fëmijët dhe nxënësit, dhe që mund të kenë ndikim negativ në zhvillimin e tyre. I pari i Vitisë tha se kjo masë është ndërmarrë për të mbrojtur interesat dhe mirëqenien e nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat