Ruzhdi Shehu i Junikut pezullon zbatimin doracakun e shumëpërfolur për edukimin seksual

Kosova

Ruzhdi Shehu i Junikut pezullon zbatimin doracakun e shumëpërfolur për edukimin seksual

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 18:28
Ruzhdi Shehu

Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pezulluar zbatimin e doracakut për mësimdhënës “Edukimi seksual dhe shëndeti ripordhues i shëndetshëm dhe i sigurt” për tri nivelet e arsimimit parauniveristar.

Shehu, ka njoftuar se Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së integritetit dhe mirëqenies së fëmijëve tanë.

“Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së integritetit dhe mirëqenies së fëmijëve tanë, duke u siguruar që të drejtat dhe interesat e tyre të jenë gjithmonë prioritet. Procesi i mësimdhënies do të vazhdojë vetëm në përputhje me tekstet shkollore të aprovuara, në harmoni me Kornizën e Kurrikulës së Kosovës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Angazhimi im për mirëqenien dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë do të mbetet gjithmonë parësor, duke garantuar mbështetjen dhe kujdesin që ata meritojnë”, ka thënë Shehu.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka nxjerrë vendim për rishikimin e Doracakut për edukim seksual dhe shëndet riprodhues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat