MAShTI nënshkruan kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle

Kosova

MAShTI nënshkruan kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 13:12
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar katër kontrata për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle.

Sipas saj, çerdhet do të ndërtohen në Rekë-Vatë të Kaçanikut, në Brodosan të Dragashit dhe në Fushë-Kosovës.

Ndërkaq, shkolla do të ndërtohet në Prishtinë.

Shuma e ndarë për ndërtimin e çerdheve është gati 3.5 milionë euro, ndërsa kapaciteti total i tyre do të jetë për 120 fëmijë.

Kurse për ndërtimin e shkollës në Prishtinë janë ndarë mbi 3.3 milionë euro, shkollë kjo e destinuar për 800 nxënës.

“Një çerdhe në Rekë-Vatë në Kaçanik. Vlera e kontratës është 1,096,043,96 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një çerdhe e parafabrikuar në Brodosan të Dragashit. Vlera e kontratës është 1,082,568,56 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një çerdhe modulare e parafabrikuar në Fushë Kosovë. Vlera e kontratës është 1,282,282,28 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 873 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë”, tha ministrja Nagavci.

“Një shkollë në Prishtinë. Vlera e kontratës është 3.323.232,32 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe 6430 m2 dhe është i destinuar për 800 nxënës”, potencoi e para e Arsimit.

Si Ministri, ajo tha se do të angazhohen që “secili fëmijë në Kosovë të ketë një vend në institucionin ku mund të marrë bazë të fuqishme për zhvillimin dhe aftësimin e mëtutjeshëm për jetën”.

Kujtojmë se premtimi i Albin Kurtit në fushatën parazgjedhore ka qenë shtimi i 160 çerdheve për fëmijë në të gjithë vendin.

E deri në kohën kur po raportohet, sipas të dhënave publike, numri i çerdheve të reja të ndërtuara në këtë periudhë katërvjeçare nuk e kalon 10-shin.

Premtimi i pambajtur për çerdhet

Platforma për verifikim të fakteve Hibrid.info ka gjetur video-materialin e hapjes së fushatës së LVV-së, për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në videon e publikuar në profilin e kryeministrit Kurti në Facebook, paraqitet ky i fundit teksa prezanton pikat e programit zgjedhor të këtij subjekti, në mesin e të cilave, nga minuta e 25-të, përmendet edhe shtimi i 160 çerdheve të reja (shih këtu).

Programin e kësaj fushate, Kurti ishte përkujdesur ta paraqiste në formë të shkruar, bashkangjitur këtij postimi, ku si pikë e tetë përmenden edhe çerdhet.

Deklarata e Kurtit nga video-materiali:

“Do të kujdesem që për fëmijët tuaj të krijojmë vende të mjaftueshme në çerdhe duke i shtuar dhe 160 çerdhe në të gjithë vendin dhe të kemi shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. Kjo e kombinuar me arsimimin cilësor, bursa studimore dhe kurrikula që janë në hap me kërkesat e ekonomisë do ta transformojnë sistemin tonë të edukimit. Duke i ditur kushtet dhe vështirësitë e mijëra familjeve e qytetarëve tanë për ta regjistruar në emër të tyre pronën e trashëguar, do të hiqen të gjitha pagesat dhe do të thjeshtohen procedurat për regjistrimin e pronës. Ne do të bëjmë edhe rishikimin e tarifave për shërbimet kadastrale dhe ato noteriale sa i përket regjistrimit të pronës së paluajtshme”, ishte shprehur Kurti.

Ndërtimi i çerdheve të reja, por pa përmendur shifra, ishte bërë pjesë edhe e programit qeverisës të miratuar në Kuvendin e Kosovës, pasi LVV kishte marrë shumicën për të qeverisur me vendin (shih këtu).

E premtimi për hapjen e 160 çerdheve të reja ishte përsëritur në qershor të vitit 2021, gjatë një përurimi të një çerdheje publike, nga kryeministri Kurti 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat