Komuna e Obiliq ka votuar harten zonale të qytetit.
Përmes një seance të jashtëzakonshme të mbajtur të premten, me kërkesë të Kryetarit, Xhafer Gashi, e inicuar nga Drejtoria për Planifikim Urban, Pronë dhe Kadastër, kuvendi komunal hodhi në votim miratimin projektit “Harta Zonale e Komunës së Obiliqit 2024-2032”.
Pas elaborimit nga ana e Drejtorit të Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Pronë, Arben Berisha, për përmbajtjen e “Hartës Zonale të Komunës së Obiliqit 2024-2032”, nga 21 anëtarë të Kuvendit Komunal, 13 sa ishin të pranishëm dhanë votën e tyre.
Nga këta 13 asambleistë, 10 votuan PËR, asnjë kundër dhe 3 abstenime
Kryetari Xhafer Gashi falënderoi Drejtorin e DPUKP-së, grupin punues komunal, drejtoritë komunale dhe anëtarët e Kuvendit Komunal për angazhimin dhe kontributin e dhënë në miratimin e Projektit të Hartës Zonale të Komunës së Obiliqit. /