Klinika e Neonatologjisë në QKUK sonte është shndërruar në ngjyrë vjollcë, duke shënuar në mënyrë simbolike Ditën Botërore të foshnjave të lindura para kohe.
Përveç ngjyrës vjollcë që simbolizon ndjeshmërinë dhe veçantinë, linja e çorapeve është bërë një simbol i Ditës Botërore të foshnjave të lindura para kohe.
Çorapet e vogla purpur, të rrethuar nga nëntë çorape bebe të plotë e simbolizojnë, një në dhjetë fëmijë që lindin.
Kjo datë është një nga më të rëndësishme të vitit, për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat dhe barrën e lindjes para kohe në mbarë botën.
Sipas statistikave nga profesionistët shëndetësorë, rreth 15 milionë foshnja lindin para kohe çdo vit, që përbën rreth një në 10 foshnje të lindura para kohe në mbarë botën.