Parashikimi i motit për pesë ditë

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë javën e ardhshme.

Për të hënën, mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të  lëvizin ndërmjet -4 deri -1gradë Celsius,  ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Kurse të martën, mot mban i vranët dhe me intervale me diell dhe vende -vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë  nga drejtimi i verilindjes.

Ndërsa të mërkurën, mban mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërkaq të enjten, mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

IHMK njofton se të premten, mban mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm deri të lartë. Në viset e larta parashihen reshje bore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat