Mungesa e çerdheve në komuna, kërkohet ndërtimi i të rejave

Kosova

Mungesa e çerdheve në komuna, kërkohet ndërtimi i të rejave

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Komuna e Fushë Kosovës tash e një kohë po përballet me mungesë të çerdheve publike. Sipas të dhënave të fundit, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se qyteti i Fushë Kosovës prin me rritjen më të madhe të banorëve, kurse aktualisht kjo komunë ka vetëm një çerdhe publike.

Por me këtë problem po përballen dhe qytete të tjera thonë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

 “Gëzimi Ynë” aktualisht është e vetmja çerdhe publike që ka Komuna e Fushë Kosovës, me gjithë numrin e madh të banorëve që ka. Ndërtimi i çerdheve të reja në këtë komunë është kërkesë e kamotshme e banorëve”

“Dy fëmijë i kam, duhet me qenë çerdhe të shtetit. Problem mi bartë fëmijët nga atje deri këtu", ka thënë një prind.

 “Shteti duhet mu interesua më shumë për çerdhe sepse shpenzimet janë të larta, kushtet ekonomike janë jo të mira, rrogat e ulëta.  Ka numër të madh të nxënësve. Nuk po ka mundësi edh enë kurse edhe në çerdhe”, ka thënë qytetari.

Kërkesa të vazhdueshme për hapje të çerdheve të reja, kanë bërë edhe shumë komuna të tjera të Kosovës. Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

 “Kanë bërë shumë kërkesa që janë adresua në ministri të Arsimit por në disa raste kanë marr përgjigje negative. Në disa raste edhe kur projekti ka qenë në faze të tenderimit, i është ndërrua destinimi i çerdheve nga një komunë në tjetrën. Madje, ka raste kur komuna ka paraqitur kërkesë për ndërtim të çerdheve në zonat rurale, kurse ministria u ka thënë se mund të investojnë vetëm në zona urbane", ka thënë Ibrahimi.

Një kërkesë të tillë e ka konfirmuar edhe Komuna e Ferizajt, e cila ka vetëm një çerdhe publike dhe një në partneritet.

 “Në kemi bërë kërkesa por ministria e Arsimit ka qenë me specifike. Ata kanë thënë që mundësisht të jeni të orientuara në zonat urbane,  problem është se ne nuk kemi toka për ndërtim në zona urbane.. Ndoshta kanë mëndu që në qetet është nevoja më e madhe por mendoj që gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë dhe tu mundësohet edukimi edhe atyre në zonat rurale”, është thënë në përgjigjen me shkrim nga Afrim Llabjani, drejtori i Arsimit në Ferizaj

RTK ka pyetur edhe në Ministrinë e Arsimit për numrin e saktë të çerdheve të reja, nga 160 sa ishin  premtuar.

"Aktualisht janë 11 çerdhe të përfunduara, 35 në proces të ndërtimit dhe 13 në proces të prokurimit. Po ashtu, për herë të parë kemi bërë 4 projekte për çerdhe modulare. Arsyet e mos ndërtimit janë mos përgjigjet e komunave në kërkesat e shumta të MASHTI-t. Një kërkesë trajtohet e kompletuar kur komuna e dërgon lejen nga Drejtoria e Urbanizmit për lejimin e ndërtimit ose adaptimit të çerdhes, pas kësaj MASHTI fillon me procedura te prokurimit publik”, ashte thënë nga Ministria e Arsimit.

Në buxhetin për Arsim për vitin 2025, MASHTI ka planifikuar 10.2 milionë euro për ndërtim të 47 çerdheve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat