Në Komunën e Deçanit ka përfunduar asfaltimi i rreth 2 kilometrave të rrugës “Kadri Zeka” e cila lidh fshatin Dubovik me fshatrat Prapaqan dhe Kryshec.
Ky projekt infrastrukturor synon të përmirësojë qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për banorët e këtyre zonave.
Komuna e Deçanit, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky investim është pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e infrastrukturës lokale.
“Ky investim do të lehtësojë lëvizjen dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës në këto zona”, kanë shkruar ndër të tjera ata.