Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër ultësira dhe lugina, kurse gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë edhe reshje lokale shiu.
Reshjet lokalisht mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër, kryesisht në zona të caktuara të Rrafshit të Dukagjinit, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi prej 10-30 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.