Diskutohet për përvojat dhe arritjet e deritanishme të Aktivitetit të Kontratës Sociale në Komunën e Obiliqit

Kosova

Diskutohet për përvojat dhe arritjet e deritanishme të Aktivitetit të Kontratës Sociale në Komunën e Obiliqit

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 08:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Shefin e Kabinetit, Burim Gërguri, ka pritur në një takim Naomi Rasmussen, zëvendës presidente e Democracy International, partner zbatues i Aktivitetit të Kontratës Sociale të USAID-it, dhe Silvia Susnjic, Drejtoreshë e Programit të Aktivitetit të Kontratës Sociale.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për përvojat dhe arritjet e deritanishme të Aktivitetit të Kontratës Sociale në komunën e Obiliqit.

Në anën tjetër, Rasmussen vlerësoi lart partneritetin me komunën e Obiliqit dhe përgëzoi për angazhimin e vazhdueshëm në ofrimin e transparencës dhe llogaridhënies për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Në kuadër të këtij takimi, u zhvillua edhe një vizitë në terren te parku i ndërtuar pranë Banesave të Hades, një projekt i realizuar në kuadër të Kontratës Sociale, i cili ishte propozim i drejtpërdrejtë i grupit të qytetarëve. Ky projekt është një dëshmi konkrete e angazhimit të komunitetit dhe bashkëpunimit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kryetari Gashi, në fund të takimit, falënderoi Naomi Rasmussen dhe Silvia Susnjic për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Po ashtu, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe në projekte të tjera që kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat