Banorët e Krushës së madhe janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se rruga në këtë vend është e paasfaltuar tash e tri vite.
Gazetari Naim Kryeziu ka shkuar në këtë fshat dhe është duke e ndjekur nga afër shqetësimin e banorëve.
Në këtë rrugë janë afër 10 shtëpi të cilat po ju vështirësohet lëvizja shkaku i kësaj rruge.
Sipas gazetarit Kryeziu, banorët me mjete vetanake disa herë e kanë shtruar këtë rrugë me zhavor, por që pas shiut ajo përsëri është bartur.