Kompania Rajonale “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit në disa vende në Obiliq.
Sipas njoftimit të bërë për media, kjo do të ndodhë për shkak të disa punimeve që do të bëhen.
“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve nga operatori i kontraktuar nga KRU ‘Prishtina’ Sh.a për ndërrimin dhe ndërtimin e rrjetit për furnizim me ujë në Obiliq është planifikuar që, në ditët ne vijim duke filluar nga nesër (e enjte) nga ora 09:00 deri në kryerjen e punimeve do të ndërpritet furnizimi me ujë në Obiliq saktësisht për rrugët: Ferid Curri, Idriz Sallova, Abaz Pllana, Sadri Prestreshi, Ajet Mjeku, Shkupi, Gjeneva, si dhe zonat për rreth këtyre rrugëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Tutje, theksohet se “punimet pasojnë si pjesë e projekteve investive të planifikuara të KRU ‘Prishtina’, në shërbim të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë”.