Grupi Loakal i Veprimit “Llapusha” gjatë ditës së djeshme ka mbajtur takim me bujqit e lokal të Komunës së Malishevës, ku gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e zhvillimit të bujqësisë si një degë kryesore e zhvillimit rural.
Në këtë takimmorën pjesë bujq, ekspert të bujqësisë dhe zyrtarë tjerë përgjegjës.
Gjatë këtij takimi, i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, i cili theksoi rëndësinë e hartimit të një strategjie zhvillimore për bujqësinë dhe mbështetjes së bujqve me politika të qëndrueshme zhvillimi.
Pjesëmarrësit që ishin të pranishëm në këtë diskutim, diskutuan rreth sfidave dhe kushteve e mundësive mbështetëse që ofron Komuna e Malishevës për zhvillimin e kësaj sfere, që është një sferë e cila ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të rajonit.
Sipas zyrtarëve të GLV “Llapusha”, hartimi i një strategjie të koordinuar për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë rurale është një mundësi e mirë për të adresuar disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen bujqit. Kjo strategji do të fokusohet në dy fusha kryesore: përmirësimi i infrastrukturës bujqësore dhe mbështetja për përdorimin e teknologjive moderne në bujqësi, si dhe rritja e kapaciteteve të fermave për të garantuar prodhim të qëndrueshëm dhe të standardizuar.