Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Kështu ndodhi së fundmi në Podujevë, ku Policia arrestoi një person.
I dyshuari që u prangos u kap me një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, derisa ishte si pasagjer në një veturë.
Media ka mësuar se i dyshuari që përfundoi në pranga të Policisë është Valon Blakqori.
Posedimi i drogës i kushtoi me arrestim dhe ndalim policor, 37-vjeçarit të dyshuar.
Pas përfundimit të kontrollit policor, droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.