“Trepça” largon edhe një punëtor

Kosova

“Trepça” largon edhe një punëtor

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 16:52
Trepça

Ndërmarrja “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës një punëtori me inicialet A.A.

Sipas njoftimi të kësaj ndërmarrjeje deri tek ky vendim ka ardhur pasiqë I njëjti ka bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.A.A.Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 02.10.2024  ka munguar në punë.Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7221 të dt. 20.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.A”, thuhet në njoftim.

Për arsye të ngjashme, “Trepça” ka marrë masa të njëjta edhe për punëtorë të tjerë në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat