Reshjet e borës që filluan mbrëmë në orët e vona, kanë mbuluar pothuajse tërë Kosovën.
Kjo ka bërë që të krijohen vështirësi nëpër disa akse rrugore.
Në pamjet e siguruara të rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë, shihet se kolona e automjeteve është e gjatë.
Madje, në momentin kur videoja është bërë, veturat nuk lëvizin fare.
Veç borës, këtë aks e vështirësojnë edhe punimet që janë duke u zhvilluar tash e një kohë të gjatë, e që ende nuk janë përfunduar.