“Sa relevant është raporti për Kosovën?”, diskutohet me shoqërinë civile

Kosova

“Sa relevant është raporti për Kosovën?”, diskutohet me shoqërinë civile

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 11:59
Foto nga takimi

Ambasadori i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, po mban takim me shoqërinë civile për raportin për Kosovën 2024 me pyetjen se “Sa relevant është ky raport?”.

 Në takimin që po mbahet në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë u diskutua për reformën e administratës publike, lirinë e shprehjes dhe të drejtat themelore.

Pjesë e panelit të diskutimit pos shefit të zyrës së BE-së, ishin edhe Arbresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Jovana Radosavljeviq nga Iniciativa e Re Sociale, Nicole Fransworth nga Rrjeti i Grave të Kosovës, si dhe Xhemajl Rexha nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat