Bora ka mbuluar shumë pjesë të Kosovës.
Në zemrën e Drenicës, pra në qytetin e Skenderajt, bora ka “pikturuar” një pamje madhështore.
Në fotografitë e publikuara nga fotografi i njohur, Sefer Aliqkaj, shihen disa pamje përrallore.
Në mesin e fotografive, është edhe një foto e Adem Jasharit, kryekomandantit të UÇK-së dhe heroit padiskutim më të madh të luftës çlirimtare.