Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë “Turneun e Ndryshimit”, sot në Obiliq, nga ora 19:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”.
Nënkryetari i komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, në një lidhje direkte për Kanal 10 ka dhënë detaje rreth këtij tubimi.
Ai tutje ka thënë se presin që prej datës 10 shkurt të qeverisin me Kosovën.
“Ne presim ndryshimin e madh sepse LDK-ja i duhet Kosovës dhe prej datës 10 shkurt ne presim që të qeverisim me Kosovën”, ka thënë Mjekiqi.