Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 22:19
Ilustrim

Rasti i Dibran Hoxhës "Kobra". (Pallati i Drejtësisë Prishtinë, ora 09:30)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon diskutim për zbatimin në të ardhmen të dispozitave që dalin nga marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington. Merr pjesë ish-kryeministri Avdullah Hoti. (Selia e Odës Ekonomike Amerikane Prishtinë, ora 10:00)

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 10:00)

Bëhet hapja zyrtare e Platformës Evropiane të Sportit. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 10:30)

Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, marrin pjesë në përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Komunën e Mamushës. (QKMF Mamushë, ora 12:30)

Gjykata Supreme e Kosovës lanson udhëzuesin për matjen e dënimit. Merr pjesë ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier. (Hotel “Prishtina” Prishtinë, ora 13:15-15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat