​Vrapi i Ndryshimit shënon 25-vjetorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Kosova

​Vrapi i Ndryshimit shënon 25-vjetorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 14:17
Shërbimi Korrektues i Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar serinë e aktiviteteve sportive në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit me maratonën simbolike “Vrapi i Ndryshimit”, me gjatësi rreth 2.5 kilometra, sot në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Kjo maratonë kishte për qëllim promovimin e ndryshimit, integrimit dhe rehabilitimit brenda sistemit korrektues.

Gjithashtu, ajo synonte të theksonte rëndësinë e sportit si mjet për rritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e mirëqenies fizike dhe psikologjike.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, të dënuar dhe të dënuara, si dhe përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, ambasadave, mediave, sportit dhe muzikës.

Maratona u mbështet nga Federata e Atletikës së Kosovës, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në nder të kësaj ngjarjeje jubilare.

Në fund, për tri vendet e para u ndanë medalje dhe mirënjohje, duke përmbyllur aktivitetin me një atmosferë festive dhe motivuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat