Disa raportime janë adresuar në platformën ndreqe.com për shkak të hudhjes së mbeturinave që si rrjedhojë kanë shkaktuar ndotje të ambientit.
Disa qytetarë kanë shprehur pakënaqësit e tyre për hudhje të mbeturinave në ambiente publike nëpër rrugë të ndryshme të Kamenicës.
“Mbeturina në rrugën Fehmi Agani në Kamenicë”, ka shkruar një qytetar.
Ndërsa, një ankesë tjetër është për rrugën ‘Basri Canolli’, ku poashtu qytetari ka shprehur pakënqaqësi për ndotje të ambientit nga mbeturinat.
Raportimi tjetër ka të bëjë poashtu me mbeturina, në fshatin Topanicë.
“Mbeturina në rrugën ‘Fadil Zubaku’, në fshatin Topanicë të Kamenicës”, ka shkruar një qytetar.
Derisa, edhe një qytetar tjetër i fshatit Petroc të Kamenicës ka adresuar shqetësimin për problemin e njëjtë.
“Mbeturina në fshatin Petroc të Kamenicës”, ka shkruar ai.